Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

I paprekshmi, Guardiola: Nuk e shes as për 500 milionë €, është magjistar!

schedule11:56 - 10 Tetor, 2019

schedule 11:56 - 10 Tetor, 2019

Manchester City ka shumë futbollistë të mëdhenj dhe me cilësi të rralla në ekip. Pep Guardiola nuk bën dallime, por edhe spanjolli e ka një pikë të dobët.

Në një prononcim për The Sun, trajneri i kampionëve të Anglisë zbulon lojtarin thelbësor të ekipit. Shumëkush mund të priste ndonjë lojtar tjetër, por i përzgjedhuri i Guardiolës është Phil Foden, mesfushori i talentuar. 19-vjeçari është një produkt vendas dhe prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë të “Cityzens”.

Guardiola dhe Foden

Phil Foden është i vetmi futbollist që nuk do ta shisnim kurrë. Nuk i ofruam kot rinovimin e kontratës. Nuk do e shisja as për 500 milionë euro. Phil nuk do të transferohet askund, Phil është Manchester City. Kur të largohet David Silva, e dimë saktësisht se kush do të jetë magjistari ynë i ri“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!