“I pajustifikueshëm veprimi i Arthur, ja ç’më tha në telefon”, tërbohet Bartomeu

schedule08:55 - 2 Gusht, 2020

schedule 08:55 - 2 Gusht, 2020

Barcelona dhe Juventusi arritën një akord për shkëmbimin e lojtarëve Arthur Melo dhe Miralem Pjanic. Braziliani do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm dhe me veprimin e fundit i ka acaruar të gjithë në kampin katalanas.

Mesfushori vendosi të qëndrojë në Brazil, duke hequr dorë nga pjesëmarrja në Champions League me Barcelonën (luan sfidën e kthimit kundër Napolit me 8 gusht). Presideti Jose Maria Bartomeu nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim dhe ka “shpërthyer” kundër 23-vjeçarit.

Arthur tregoi mungesë respekti kundrejt kolegëve dhe shokëve të skuadrës. Nuk ka kuptim që një lojtar i tillë të vendosë të përjashtojë veten kur në lojë është një trofe kaq i rëndësishëm. . Është e pajustifikueshme dhe plotësisht e pakuptueshme.

Kreu një veprim të padrejtë, për këtë arsye kemi hapur një hetim. Nuk ka asnjë argument që justifikon mungesën e tij. E telefonova dhe më tha: ‘Nuk kthehem, do të qëndroj në Brazil. E mori vetë vendimin, askush s’i dha leje“, thekson kreu i klubit katalanas. /abcnews.al