I nxjerrin nga dera, hyjnë nga dritarja/ Berisha dirigjon tensionet para kryesisë së kuvendit

schedule15:23 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 6 Nëntor, 2023

Punimet e Kuvendit, këtë të hënë, nisën në mënyrë të pazakontë.

Opozitarët e pandëshkuar u bënë pjesë e axhendës së Kuvendit të papenguar.

Po kolegët e tyre të ndëshkuar nga socialistët e patën të pamudur, nga gardhi i madh i forcave të Gardës që u krijua në hyrje.

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi tentuan të hyjnë, duke u përplasur me gardistët e shumtë, të cilët kishin marrë urdhër të mos lejonin të perjashtuar të hyjnë, si një mënyrë për të mos u përsëritur situata e javës së shkuar.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ndërkohë kishte njoftuar për të zhvilluar mbledhje grupi, të radhës.

Por përplasjet me forcat e Gardës nuk rezultuan me sukses. Deputetët tentuan të tjera rrugë.

Për më të guximshmit as kangjellat e larta të Kryesisë, nuk u bënë pengesë.

Të tjerë gjetën rrugë të tjera, nga dritarja për të hyrë.

Sali Berisha ishte pjesë e tyre, por jo të përplasjeve.

Ne kete dritare, rruga e kreut te grupit parlamentar, Gamznet bardhi, u nda nga grupi.

 Grupi i deputetëve që hynë brenda megjtihatë pamundësuan mbajtjen e komisioneve parlamentare. Opozita sakaq do te vazhdoje me skenaret e pengimit te punimeve te Kuvendit, qe ka nisur disktuimet per projektbuxhetin.

Ndeshkimi 8 deputeteve te opozites, u perfundon te premten. Në mbështetje të akisonit u doli dhe Ilir Meta.