Pasi mori përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është shuar mbrëmjen e së hënës. Situata ka qenë veçanërisht shqetësuese gjatë gjithë natës në fshatin Pecë, i cili ndodhet shumë pranë zonës së prekur nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe malor ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa era e fortë ndikoi në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat arritën deri në rrugën nacionale.
Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë evakuar banorët e fshatit Pecë. Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të marte, dy helikopterë janë angazhuar për të shuar nga ajri vatrat e mbetura.
Ministria e Mbrojtjes raporton se për shkak të vatrave aktive, situata në bahskinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë problematike, ndërsa në terren po operohet me kapacitete të shtuara, 8 mjete zjarrfikëse, dhe rreth 90 forca operacionale, mbështerur nga helikopteri i Forcës Ajrore shqiptare, 2 avionë grek, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, nga veriu në jug janë evidentuar 50 vatra, nga të cilat 19 janë ende aktive.
Situatë e vëhstirë paraqitet në Polican, ku vijon të jetë aktiv zjarri jashtë territorit të Uzinës Mekanike, duke iu afruar qytetit pranë Azilit të të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po operojnë rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore. Po ahstu është bërë edhe evakuimi i banorëve në fshatin Rehovë, pasi zjarri iu afrua banesave.
Flakët nuk janë vënën ende nën kontroll në Rrogozinë dhe Kavajë. Po punohet në fshatrat Stërbeg dhe Spanesh. Një avion po punon nga ajri në Hajdraja të Kavajës.
Dhejtarë vatra aktive zjarri raportohen edhe në territorin e bashkisë së Tiranës. Konkretisht në malin e Bërzhitës, fshati Ibë. Gjithashtu zjarre ka edhe në njësinë Administrative të Vaqarrit. Në zall herr rrezikohen banesa, forcave në terren i është bashkuar me ndihmë nga ajri helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.
Zjarri i rënë në një terren të thyer në fshatin Xath të Fushë Arrëzit nuk mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Zjarri ka marrë përmasa, ndërsa po punojnë për të neutralizuar flakët 80 forca operacionale vendore dhe 65 ushtarake.
Në Tepelenë, ka vijuar puna për gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla. Në këtë zonë po operojnë nga ajri edhe dy helikopterët çek dhe sllovak.
Në juglindje vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u ndez të hënën në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë. Në terren ndodhen 40 forca, të cilat janë në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.
Mirëpo, në këtë zonë ndërhyrja është e vështirë duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët. Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit. Autoritetet shqiptare janë në koordinim me palën greke.
Vatra aktive zjarri raportohen gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë deri në 41 gradë. Agjencia Kombëtare e MBrojtjesa Civile përsërit thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo vatër.


