“I ktheu fjalën kryeministrit, kjo është shumë e rëndë”, Enkel Demi ironizon largimin e Shahinit

schedule07:36 - 15 Shtator, 2020

schedule 07:36 - 15 Shtator, 2020

Moderatori Enkel Demi ka komentuar largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit për t’u zëvendësuar me Evis Kushin. Në studion e “ABC-së së mëngjesit” duke komentuar nisjen e shkollës dje, Keli tha se largimi i saj në këtë ditë ishte një mesazh, ndërsa ironizoi teksa shtoi “është shumë e rëndë t’ja kthesh fjalën kryeministrit”.

Nuk është rastësi, ata vendosën ta hiqnin ditën e parë të shkollës, ishte një mesazh. Dy janë argumentat pse e kanë hequr. Mësuam që ajo ia kthente fjalën kryeministrit, kjo ishte shumë e rëndë, si mund t’ja kthesh fjalën kryeministrit.

Dhe e dyta këta të opozitës e kanë vënë në lojë për dialektin ndërkohë që ka plot që flasin dialekte të ndryshme. Përshembull doktor Berishën kemi një jetë që e vëmë në lojë për dialektin apo jo.”, tha Enkel Demi. xh.d/abcnews.al