“I futa në xhep atë natë”, Wilshere kujton përballjen me “trion” e Barçës

schedule16:41 - 23 Janar, 2021

schedule 16:41 - 23 Janar, 2021

Jack Wilshere e nisi karrierën te Arsenal, teksa në fillimet e tij ai konsiderohej si një nga talentet më premtues në glob, por dalëngadalë shkëlqimi i tij u zbeh dhe u shndërrua në një lojtar normal, të cilin dëmtimet nuk e lanë të gjente vazhdimësinë.

Mesfushori i Bornemouth së fundmi ka bërë bujë në lidhje me një deklaratë në Twitter. Një tifoz i tij e pyet në lidhje me një ndeshje mes Arsenalit dhe Barcelonës në Londër në vitin 2011, të cilën anglezët e fituan me shifrat 2-1.

Tifozi pyet:”Në ndeshjen ndaj Barcelonës në Londër në vitin 2011, nga cili mësove më shumë: Iniesta, Xavi apo Busquets?” Ndërkohë përgjigja e Wilshere nuk është aspak modeste.

“Nuk kisha çfarë të mësoja sepse atë natë ata e kaluan brenda xhepit tim”, shkruan mesfushori, duke lartësuar paraqitjen e tij atë mbrëmje. Në ndeshjen pasardhëse në Spanjë Barcelona arriti ta përmbysë Arsenalin, duke fituar me shifrat 3-1. Në fund u shpallën kampionë Europe. /abcnews.al