Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar për tre vrasje/ Arrestohet në SHBA Sokol Hoxha, pritet ekstradimi në Shqipëri

schedule15:32 - 13 Maj, 2026

schedule 15:32 - 13 Maj, 2026

Autoritetet policore të SHBA-së kanë arrestuar në Ohio, më 5 maj 2026, shtetasin shqiptar Sokol Hoxha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sokol Hoxha ishte në kërkim me kartelë të kuqe ndërkombëtare, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal nr. 188, datë 19 maj 2000, e ka dënuar me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 76 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas dosjes hetimore, më 30 mars 1997, në Patos të Fierit, Hoxha, në bashkëpunim me shtetasin D.S., ka vrarë me armë zjarri shtetasin H.B., për motive të dobëta.



Por emri i tij rezulton i përfshirë edhe në një tjetër krim të rëndë në Belgjikë. Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga Interpol Brukseli, pasi Gjykata e Brukselit, me vendimin penal nr. 2010/AE11/010 – B18/08 OPC, datë 22 qershor 2010, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Sipas autoriteteve belge, më 29 gusht 1997, në Bruksel, Sokol Hoxha ka vrarë me armë zjarri një shtetase, të cilën më herët e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Hetimet zbuluan se ai kishte lidhur një martesë fiktive me Brunilda Hoxhën dhe më pas e detyronte të prostituohej, derisa e ekzekutoi në një bar në kryeqytetin belg.

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me partnerët amerikanë dhe belgë, pritet të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!