I biri feston ditëlindjen, ndjekësit gjejnë detajin e pazakontë te urimi i Melania Trump

schedule13:14 - 23 Mars, 2021

schedule 13:14 - 23 Mars, 2021

Ish-zonja e parë, Melania Trump ka uruar publikisht djalin e saj për ditëlindje. Ajo ka zgjedhur të publikojë në ‘Twitter’ një foto, ku shfaqeshin dy tollumbace të zeza për festën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruante Melania krah postimit.

 

 

Ndërkohë shumë përdorues të ‘Twitter’ reaguan ndaj dekorimeve të pazakonta ndërsa të tjerët e mbrojtën ish-zonjën e parë.

“Ju mund të kishit gjetur një foto më të gëzuar”, shkroi një përdorues.

Ndërsa kishte dhe nga ata ndjekës që shkruan se të gjithë po e ekzagjeronin, pasi ajo thjesht po uronte të birin./abcnews.al