I bën lojtarët për një lek, Mansour: Zgjidhni mes Facebook dhe klubit!

schedule21:37 - 16 Tetor, 2019

schedule 21:37 - 16 Tetor, 2019

Mortada Mansour është një nga presidentët më të çuditshëm në botën e futbollit. Numri një i Zamalek, në vitin 2016 akuzoi Mamelodi Sundoëns pas disfatës në finalen e Africa Champions League. Ai pretendonte se kundërshtari ka përdorur magji të zezë për t’i mundur.

Tanimë Mansour ka gjetur një tjetër kundërshtar për ekipin e tij dhe janë rrjetet sociale. Ai ka takuar futbollistët e klubit që financon dhe i ka paralajmëruar që të mbyllin profilet në “Facebook” dhe “Instagram”, ndryshe do të gjobiten.

“Askush nga ju nuk lejohet të ketë profil në Facebook. Zgjidhni mes Zamalek dhe llogarive tuaja në Facebook dhe Instagram. Kushdo që hap një faqe të rrjeteve sociale, unë do ta gjobis me gjysmën e pagës. Dhe sa herë të bëni postime, ju do të gjobiteni”, ka thënë mes të tjerave Mansour para lojtarëve. /abcnews.al