Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dado vijon luftën me PS/ Pas Veliajt, sot radha e Goros: Pretencë tre vjet burg

schedule09:44 - 13 Shkurt, 2025

schedule 09:44 - 13 Shkurt, 2025

Prokuroria e Posaçme i kerkoi Gjykates denimin me 3 vjet burg, për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i marrë i pandehur për  “Shpërdorim detyre”, të kryer  në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë. Të njëjtën kërkesë bëri Ols Dado përpara gjykatës edhe për ish drejtorin për Mbrojtjen dhe menaxhimin e tokës në bashkinë Himarë Jerasimo Bashi, ndërsa për ish juristin Vezir Gjikoka SPAK kërkoi dënimin me 2 vite.

Po keshtu prokuroria lërkoi edhe konfiskimin i 10 mijë metra katrorë tokë që do të kalonin për investime strategjike si dhe të aprtamenti rreth 80 metra katrorë, që dyshohet se eshte ne pronesi to Goros por nuk e ka deklaruar.  Jorgo Goro, sipas hetimeve të prokurorisë, dyshohet se në bashkëpunim me Bashin përcollën dokumenta të falsifikuara pranë organeve kompetente, duke bërë në këtë mënyrë regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore që ishte në pronësi të shtetit, në favor të një subjekti privat.

SPAK thotë se pas kësaj procedure, ata përgatitën dokumenta për ta kaluar këtë tokë në emër të investitorit Artan Gaçi. Në totël janë rreth 10 mijë metra katrorë tokë të cilat u tjetërsuan. Pak ditë më parë, SPAK përfundoi hetimet për çështjen e dytë ndaj Jorgo Goros, duke e akuzuar atë për “shpërdorim detyre” kryer në kuadër të bashkëpunimit.  Edhe ne kete rast Goro akuzohet për nje siperfaqe toke qe ndodhet ne zonen e njohur si livadhet ne Himare te cilen e ka përfituar ne ku dershti me ligjin Arqile Bollane qe u komandua përkohesisht kryetar i bashkise se Himares./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!