Hysajt drejt Juventusit falë një shkëmbimi, vjen aprovimi i trajnerëve

schedule10:33 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 10:33 - 29 Dhjetor, 2019

Emri i Elseid Hysajt është lidhur përsëri me Juventusin. Juventus po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe drejtuesit preferojnë Thomas Meunier të PSG-së. Ndryshe mendon Maurizio Sarri, i cili preferon lojtarin shqiptar.

Gazzetta dello Sport raporton se bardhezinjtë dhe Napoli mund të kryejnë një shkëmbim mes tyre. Hysaj pritet të kalojë në Torino, ndërsa në ekipin e Gattusos do të transferohej Mattia De Sciglio.

Të dy trajnerët janë pro këtij shkëmbimi dhe tani mbetet të gjendet gjuha e përbashkët mes klubeve. 25-vjeçari shkodran luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa kalimi te “Zonja e Vjetër” do të ishte diçka fantastike për të, aq më shumë kur në pankinë është një person që e njeh mirë dhe e vlerëson. /abcnews.al