Hysaj: Shënova si Ronaldo. Dëmtimi? Fatmirësisht asgjë e rëndë

schedule23:01 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:01 - 8 Shtator, 2021

Hysaj shënoi sot golin e kartë me kombëtaren në fitoren e thellë me shifrat 5-0. Pas ndeshjes kapiteni i ndeshjes së sotme foli për RTSH dhe u shpreh: “Dëmtimi? Fatmirësisht nuk kam asgjë të rëndë.

Ishte ndërhyrje e fortë dhe mund të rrezikoja më shumë. Kemi më shumë besim në vete, jemi skuadër e fortë dhe kemi lojtarë që luajnë në Champions. Ta luajmë topin kështu dhe do bëjmë mirë.

Gabimet na kanë vrarë pak sepse me Poloninë duhet të kishim marrë më shumë. Golin? Besoj se e shënova me kokë, si Ronaldo. Ka nisur të më pëlqejë goli, shyqyr që e shënova.

Polonia është ekip shumë i fortë. Do bëjmë maksimumin të mos na mbesë ndonjë peng pas këtyre eliminatoreve, do bëjmë maksimumin për të arritur vendin e dytë”, tha Hysaj. /abcnews.al