Të kërkojnë ndjesë ata që thanë se kishte mbaruar. Po ashtu, të tërhiqen ata që kërkuan të ulej në pankinë.
E vërtetë, Cristiano Ronaldo ndoshta u vonua, por u kthye ai I pari, me gola dhe rekorde në “Botërorin 2026”.
CR7 iu përgjigj sipas mënyrë së tij të gjitha kritikave, ashtu si kombëtarja Portugeze që në ndeshjen e dytë fitoi pastër 5-0 kundër Uzbekistanit.
Rivalët nuk ishin të një niveli të lartë, por kjo nuk e zbeh apak fitoren dhe paraqitjen e Portugalisë.
Ajo e nisi ndeshjen nisi me presionin mbytës në zonën kundërshtare, ndërsa CR7 iu deshën vetëm gjashtë minuta për të ndryshuar rezultatin për epërsinë e skuadrës dhe për të nisur revanshin personal
Një zhbllokim për sulmuesin, por edhe rekordi i parë për të si i vetmi lojtar që shënon në gjashtë Kupa Bote.
Për reagimin e skuadrës së drejtuar nga Kanavaro nuk bëhet fjalë, ndërsa ajo do të merrte një tjetër goditje të rëndë në minutën e 17-të.
Nuno Mendez ndali topin në rrjetë me një goditje dënimi në hyrje të zonës, duke dyfishuar diferencën për Portugalinë.
Debutuesit dhanë shenja jete me Ganiev, që shënoi, por festa u shua nga sistemi VAR, pasi aksioni nisi me një ndërhyrje të gabuar.
Portugezët kuptuan se nuk mund të rrezikonin dhe për këtë vranë garën që në pjesën e parë.
Në minutën e 39-të, Kristiano Ronaldo iu përgjigj nga distanca “yjeve” të tjerë, me dygolëshin e tij personal. Goli tretë për Portugalinë dhe ja rekordi i dytë për CR7 që kaloi legjendën Eusebio si lojtari portugez me më shumë realizime në Kupat e Botës me10 të tilla.
Kaq për pjesën e parë, ndërsa në të dytën, luzitanët vetëm sa do të plotësonin mbrëmjen dhe fitoren e madhe.
Për këtë kishin ndihmën e rivalëve, pasi në minutën e 60-të, Nematov shënoi një autogol për të thelluar në 4-0 diferencën në rezultat.
Vetëm tre minuta më pas kishte lavdi edhe për Rafael Leao që vulosi fatin e sfidës me golin e pestë.
Një fitore e rëndësishme për Portugalinë, që afrohet me kualifikimin dhe mbi të gjitha largon kritikat mbystëse të javës së fundit. I njëjti diskutim për Cristiano Ronaldo, që I bashkohet yjeve të tjerë të këtij botërori./abcnews.al



