Hyri me bujë, por dështoi në 4 qarqe! Ja sa vota mori Jozefina Topalli nga Tirana në Shkodër

schedule03:45 - 28 Prill, 2021

schedule 03:45 - 28 Prill, 2021

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe numri dy i PD-së Jozefina Topalli pritej që të ishte një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve me partinë e re që krijoi në muajt e fundit përpara 25 Prillit, por ka mbetur jashtë parlamentit.

Topalli kandidoi në 4 qarqe, por asnjëri nuk i dha mundësinë për përfaqësim në parlament. Më shumë vota partia e Topallit ka marrë në Tiranë.

Rezultati për partinë e Jozefina Topallit

Vota preferenciale-Qarku Shkodër- Numëruar 181 / 411 QV total
Jozefina Topalli  344 vota preferenciale deri tani (Partia në total 1389 vota)

Vota preferenciale-Qarku Lezhë- Numëruar 107 / 249 QV total
Jozefina Topalli 34 vota (Partia në total 437 vota)

Vota preferenciale-Qarku Tiranë- Numëruar 26 / 1243 QV total
Jozefina Topalli 4 vota (Partia 1668-procesi vijon)

Vota preferenciale-Qarku Durrës-Ende nuk ka nisur numërimi për kandidatët
Jozefina Topalli- (Partia ka marrë 335 vota)

db/ Abcnews.al