Humbja e parë e Everton, Ancelotti: Ishim dobët, kartoni i kuq i turpshëm

schedule09:14 - 26 Tetor, 2020

schedule 09:14 - 26 Tetor, 2020

Evertoni pësoi humbjen e parë në kampionat ditën e djeshme. Ekipi i Carlo Ancelottit humbi 2-0 në transfertë ndaj Southampton, teksa e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të mbrojtësit Digne në minutën e 72-të.

Carlo Ancelotti deklaroi pas ndeshjes se djemtë e tij nuk u shfaqën si në ndeshjet e fundit, por vijojnë të kryesojnë Premier League (13 pikë bashkë me Liverpool). Kritikat për gjykimin në rastin e kartonit të kuq nuk mungojnë dhe Ancelotti shpjegon qartësisht mendimin e tij.

Nuk u paraqitëm si zakonisht, nuk zhvilluam një ndeshje të mirë. Southampton luajti shumë mirë, por goli i parë i tyre erdhi prej një gabimi që bëmë ne. Ishte një takim i komplikuar.

Golat dhe rastet e SOUTHAMPTON-EVERTON

Kartoni i kuq? Ishte një shaka ai ndëshkim, faulli nuk ishte i qëllimshëm. Kjo është e sigurt, mos të harrojmë që nuk ishte një ndërhyrje e dhunshme. Digne nuk kishte qëllim ta dëmtonte kundërshtarin.

Arbitri nuk mori një vendim të zgjuar, kontakti ishte i rastësishëm dhe nuk ishte më shumë se një e verdhë. Mund ta humbasim Digne për tre sfidat e radhës, kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar“, thekson Ancelotti. /abcnews.al