Humbi vajzën, gruan e mbesën nga tërmeti, Meçja bën fajtor shtetin: Erdhën shumë vonë

schedule21:23 - 26 Nëntor, 2020

schedule 21:23 - 26 Nëntor, 2020

Ajet Meçja, sot 1 vit pas fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit, bën fajtorë paaftësinë e shtetit, që vajza dhe mbesa e tij, nuk jetojnë më.

“Jemi vend i papërgatitur për të mos na rënë halli. Nuk them për bashkëshorten sepse asaj i kanë rënë menjëherë sende të rënda mbi kokë që në çastin e parë, por vajzat duhet të ishin shpëtuar…”

Në një rrëfim për ABC, ai tregon se nuk do të harrojë kurrë zërin e vajzës dhe mbesës 8-vjeçare.

“Nuk ka ditë që t’i kujtoj ata, është stakuar truri atje. Dëgjoja vajzën e vogël që më thërriste gjyshi… gjyshi … dëgjoja vajzën time Dienën që më thoshte babi shpëtomë, por shpëtimi nuk erdhi asnjëherë.”

Ajeti tregon edhe pengun e jetës.

“Peng e kam që përse nuk lëviza që nga banesa më herët që në tërmetin e parë.”

Ai thotë se forca e vetme që e bën të vazhdojë përpara, janë të afërmit dhe shoqëria.

“Nuk vdes dot me zor…. Është mbështetje shoqërore, miqësore, shokët e mi. Kjo ka qenë burimi i forcës.”

Tre pjesëtarët e familjes së Ajetit humbën jetën në një pallat gjashtëkatësh në qytetin e Durrësit, ku tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat dhe gjurmët e tragjedisë. /abcnews.al/