Aktorja franceze Patricia Millardet vdiq pas një ataku kardiak në spitalin San Camillo në Romë këtë pasdite. Lindur në 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Neë Aquitaine, Patrica Millardet kishte mbushur 63 vjeç në 24 Mars raporton abcnews.al.
Në Itali, ku jetonte nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo, ajo u bë e famshme dhe shumë dashur për publikun e gjerë pas interpretimit të rolit të saj si Silvia Konti, prokurore e pakorruptueshme në filmin “La Piovra” Oktapodi përkrah aktorit të mirënjohur Mikele Placido i cili luajti rolin e Komisar Katanit.
Aktorja Patricia Millardet është bërë e famshme dhe shumë e dashur edhe për publikun shqiptar të cilin e gozhdoi përpara ekranit në vitet 1989-2001./abcnews.al


