Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën nga koronavirusi djali i ish-deputetit shqiptar

schedule22:55 - 22 Gusht, 2020

schedule 22:55 - 22 Gusht, 2020

Djali i ish-deputetit të ndjerë të Kosovës Nimon Alimusaj, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili shkruan se Xhavit Alimusaj humbi jetën në përballjen me Covid-19.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!