Humb jetën në një aksident në Greqi çifti shqiptar

schedule16:45 - 6 Janar, 2018

schedule 16:45 - 6 Janar, 2018

Një çift shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti automobilistik në Serres të Greqisë. Sipas të dhënave të para të policisë greke aksidenti ndodhi pasi 35 vjecari humbi kontrollin e automjetit teksa udhëtonte me bashkëshorten 25 vjecare dhe vajzën e vogël 2 vjec. Për fat të mirë vogëlushja ka shpëtuar duke marrë plagë të lehta, ndersa ka humbur në këtë fatkeqësi dy prindërit e saj. Mediat greke nuk kanë bërë ende publike identitetin e familjes shqiptare./abcnews.al