Hotelet në shumë qytete të tejmbushur nga banorë të Durrësit, Thumanës dhe Tiranës

schedule22:36 - 28 Nëntor, 2019

schedule 22:36 - 28 Nëntor, 2019

Me mijëra banorë të Durrësit, Thumanës dhe Tiranës kanë lënë zonat e tyre dhe kanë tejmbushur hotelet e disa qyteteve të tjera. Disa prej tyre kanë ende shenja balte në rroba. Një pjesë janë dërguar në mënyrë të organizuar dhe të tjerë vullnetarisht. Në disa qytete hotelet nuk kanë më vende të lira.

Ende në shpinën e kësaj gruaje ka shenja të dukshme balte. Ajo si mijëra të tjerë po strehohet në një hotel. Zonja bashkë me familjen e saj do të qëndrojë në këtë hotel të Lezhës.

Nga një vëzhgim nëpër disa qytete të vendit mësojmë se hotelet janë tejmbushur nga banorë të Durrësit, Thumanë dhe Tiranës. Disa se nuk kanë ku të futin kokën dhe të tjerë prej frikës.

Në disa qytetet kryesore të vendit vështirë se gjen dhoma të lira. Gazetarët tanë në rrethe tentuan të intervistonin disa nga këta banorë, por pak folën pasi ende janë në gjendje shoku.

Në Vlorë është përqendruar dhe numri më i madh i personave që janë dëmtuar nga tërmeti apo janë në panik. Numërohen rreth 500 të tillë.

Një numër i madh banorësh janë drejtuar dhe në Berat. Hotelet kryesore janë mbushur plot.

Gjithashtu hotelet e Korçës dhe Pogradecit nuk kanë më vend të lira. Fluksi ka qënë aq i madh sa janë lëshuar dhe banesa me qera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!