Hoqën dorë nga divorci, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij shihen më të lumtur se kurrë

schedule17:59 - 7 Tetor, 2022

schedule 17:59 - 7 Tetor, 2022

Çifti i njohur, Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin janë parë mjaft të lumtur në Neë York City pasi vendosën të shpëtonin martesën e tyre 25 vjeçare. Ylli i “Rocky”, 76 vjeç dhe ish-modelja 54 vjeçare u fotografuan duke dalë nga një restorant ndërsa shiheshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Page Six raportoi në fund të shtatorit se ylli i “Rambo” dhe gruaja e tij ishin ribashkuar pas një ndarje të shkurtër. “Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre,” tha përfaqësuesi i Stallone. “Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”

Një muaj më parë, Flavin bëri kërkesë për divorc, duke deklaruar në dokumentet gjyqësore të marra nga Page Six se martesa e saj 25-vjeçare ishte “shkëputur në mënyrë të pakthyeshme”. Në atë kohë dolën thashetheme se dyshja kishin pasur një grindje të madhe për blerjen e qenit të ri të aktorit.

/abcnews.al