Hodhi ish bashkëshorten nga kati dytë, gjykata lë në burg 47 vjeçarin nga Kurjani

schedule16:45 - 29 Korrik, 2020

schedule 16:45 - 29 Korrik, 2020

Saimir Rrapollari 47 vjeçari i cili keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten Elisjona Sulejmani do të qëndrojë në burg.

Gjyqtari Piro Sota vendosi masën e kërkuar nga prokurori Dorjan Tafili, “arrest ne burg”.

Para trupi gjykues Saimir Rrapollari ka thënë se e gjithë ngjarja është sajesë e ish gruas. Gjithashtu ai ka akuzuar Elisjonën se është hedhur vetë nga ballkoni, e se vajzat janë manipuluar nga e ëma.

Ngjarja ndodhi  pasditen e 25 korrikut ne lagjen 1 maj te qytetit te Patosit, ku 38 vjecarja prej tre muajsh jetonte me qira, sebashku me dy vajzat e saj minorene.

Saimir Rrapollari 47 vjeç u arrestua ditën e shtune në Patos. Elisjona Sulejmani 38 vjeçe prej një viti ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Pas arrestimit Sajmir Rrapollari tha se donte të takonte të bijat kur shkoi në shtëpi, 38 vjeçarja nuk e lejoi të hynte. Për këtë arsye ai humbi kontrollin dhe pasi e dhunoi e hodhi nga ballkoni.

Elisiona Sulejmani u dërgua ne spital me trauma dhe fraktura ne te gjithë trupin dhe ndodhet jashtë rrezikut. 38 vjeçarja ka rrëfyer se ka patur debate të vazhdueshme me ish bashkëshortin, pasi ky i fundit kërkontë të riktheheshin bashkë./abcnews.al