Himara, histori me dy Vangjelë/ Rama hap sezonin në Himarë. Lule Tavos, tallje Dules

schedule20:55 - 3 Maj, 2025

schedule 20:55 - 3 Maj, 2025

HIMARË- Kryeministri çeli sezonin turistik veror nga Himara. Rama hoqi spaletat e fushatës mbrëmjen e së shtunës.

Nënkuptoi se jo rastësisht kishte zgjedhur këtë Bashki politikisht sizmike vitet e fundit për të bërë çeljen.

“Këtu është hapja e sezonit, nuk është fushatë. Vangjeli meriton duartrokitje, sepse qëkur Vangjeli ka ardhur në krye të Bashkisë Himarë, më ka rënë shpirti në rehati, për aq sa më bie mua. Është një shtyllë e fortë, njeri që i rri punëve mbi kokë. Gjëja e mirë është që në këtë territor ka rënë një qetësi, ndihet një frymë positive.  I bindur që sezoni do jetë fantastik.”

Rama tha se Himara ka ende shumë problematika, por premtoi se me mbylljen e fushatës, do të ketë vëmendjen për investimet.

“Ishte e vërtetë, asfalti nuk ishte shtruar, se kishte probleme kompaninë. Pas fushatës, do të përmbyllim edhe pronat, do e çojmë deri në fund procesin, me shtëpitë e vjetra. Do bëjmë qendrën, se s’ka qendër Himara, ka një tmerr atje, do duhet të veprojmë. Te stadium do bëjmë një parking spektakolar.“

Rama nuk ka komplekse, ta shprehë dhe në greqisht, dashurinë për helenët. Por sagapoja e Ramës, vlen vetëm për një Vangjel, për tjetrin ka një fjalë tjetër.

“A dëgjon ti sagapo. Nëse e duan më të zgjuar se veten, ja ku e kanë. Ça Vangjeli mo. Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, ja tek e kanë .”

Në çeljen e sezonit në Himarë, i ftuar special ishte dhe kryetari i Bashkisë Korfuz, që me vete kishte sjellë bandën muzikore të ishullit fqinj. Rama nuk ngurroi të bëjë një batutë me zyrtarin grek.

“Di dhe një sagapo, po më duket s’duhet të ta them ty. Sagapo poli Korfu. Unë. Korfu number 1, the best. Athina, mmmm. Korfu, the king, Athina princ”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!