Hidhet spraj në katin e dytë të PD, disa nga protestuesit bien nga shkallët metalike

schedule12:27 - 8 Janar, 2022

schedule 12:27 - 8 Janar, 2022

Në katin e dytë të partisë Demokratike është hedhur spraj teksa disa nga mbështetësit e Berishës po ngjiteshin përmes shkallëve metalike.

Si pasojë e gazit disa prej tyre kanë humbur ekuilibrin duke rënë nga shkallët.

Gjatë rënies, njëri prej tyre është përplasur me xhamat anësorë duke u gjakosur.

Vetë Berisha ka bërë thirrje jashtë selisë së Partisë Demokratike për ndalimin e dhunës. “Hiq dorë nga dhuna. Protesta është paqësore”, ka deklaruar Berisha. m.v/Abcnews.al