Heshtje zgjedhore në Serbi/ Shqiptarët hyjnë të përçarë, në dy lista

schedule19:49 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 19:49 - 16 Dhjetor, 2023

Qytetarët në Serbi do t’u drejtohen nesër kutive te votimit. Ndërkohë ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista. Nesër do të votohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Gazetarja Linda Karadaku, në Presheva ku edhe po ndjek zhvillimet lidhur me zgjedhjet në Serbi, u shpreh se në këtë zgjedhjet shqiptarët nuk kanë arritur të dakordohen, por nesër do të shkohet me dy lista, lista e Shqiprim Arfim dhe lista e Shaip Kamberit.

“Rreziku më i madh është që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet kjo për shkak të përçarjes dhe daljen në dy lista. Në zgjedhjet nesër shkohet me dy lista. Lista e Shqipërim Arifit dhe lista e Shaip Kamberit. Nesër do të votohet në orën 07:00 deri në orën 20:00. Duhet rikujtuar që thirrjet kanë vazhduar që shqiptarët të dalin masivisht në zgjedhjet pasi është me shumë rëndësi që të kenë përfaqësimin e tyre në Parlament”, tha gazetarja Linda Karadaku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!