“Heroi” Vila bën rezonancën, zbulohet periudha e rikuperimit

schedule11:17 - 10 Nëntor, 2020

schedule 11:17 - 10 Nëntor, 2020

Lorenco Vila ishte “heroi” i Teutës në ndeshjen kundër Tiranës, pasi shënoi golin që u dha tre pikët e para në kampionat durrsakëve. Sulmuesi anësor iu gëzua rrjetës së tundur, por një dëmtim e ka penalizuar.

Gjithsesi pas kontrolleve mjekësore është vënë re se nuk ka diçka shqetësuese. Vetë Vila, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pressing” në ABC, tregoi se kishte bërë rezonancën.

Mes të tjerash ai u shpreh se i duhet të qëndrojë shtatë ditë pushim, çka e lë atë jashtë për sfidën e Kupës së Shqipërisë kundër Kastriotit, të enjten.

Mbetet të shihet gjendja e sulmuesit në vazhdim, për të përcaktuar më pas nëse do të jetë në gjendje të luajë në përballjen e kampionatit kundër Kukësit. Shanset janë që të jetë gati, por edhe mund të vendoset të mos rrezikohet me të. /abcnews.al