Hermès prezanton çantat Birkin të bëra nga…perimet

schedule16:03 - 19 Qershor, 2021

schedule 16:03 - 19 Qershor, 2021

Hermès ka prezantuar linjën më të pazakontë të çantave. Aktualisht, shtëpia franceze e modës ka krijuar tre modele çantash, të realizuara me perime. Projektuesi Ben Denzer është personi që qëndron pas kësaj ideje kreative, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjete sociale.

Faqja zyrtare e Hermès në Instagram përfshin disa fotografi të çantave, të cilët i ka shoqëruar me mbishkrimin “çantat klasike që të frymëzojnë me artin e tyre aq shumë saqë do të mund t’i haje”. Modelet janë krijuar me shpargu, lakër dhe kastraveca.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hermès (@hermes)

Kjo nuk është hera e parë që krijuesi e kthen ushqimin në artikuj tërheqës. Ndonëse nuk mund të kemi kurrë një çantë të tillë Birkin, të paktën mund t’i shijojmë falas këto krijime të gjelbra. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hermès (@hermes)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hermès (@hermes)