TIRANË- Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, dha detaje për projektin madhështor në këtë fushë, që do të lidhë Porto Romanon në Durrës me Portin e Thatë të Prishtinës.
Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë studimi i gjurmëve, dhe janë studiuar të gjitha vijat nga mund të kalojë kjo nyje infrastrukturore, e cila do sjellë zhvillim të madh.
Ai theksoi se aktualisht po shqyrtohen tre variante nga mund të vijojë gjarpërimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Dy qeveritë nga viti i kaluar morën përsipër për të bërë një investim të përbashkët, ku do lidh Porto Romanon dhe Portin e Thatë të Prishtinës. Sot ka kaluar fazat e para, është bërë një studim i gjurmëve. Varianit i parë është nga Shkodra, në drejtim të Prekal, që del në Fierzës dhe pastaj në Bajram Curri dhe më tej, varianti i dytë është nga Mjeda, bashkohet në Fierzë me variantin e parë dhe vijon dhe varianti i tretë është nga Miloti, që do lidh Milotin me Prizrenit. Kostot janë të larta, do të jetë me 30 tunele e 24 ura. Në dijeni time dy qeveritë po ecin paralelisht, dhe po punohet për të gjetur pikat e bashkëpunimit. ”, tha ai.
Sipas tij, ky projekt do të prodhojë lëvizje të mallrave dhe turistëve nga Shqipëria dhe anasjelltas.
“Do ketë rritje ekonomike mes dy vendeve. Duke çuar mallrat në Prishtinë, pastaj shpërndarjen e tyre në Shkup dhe Nish, por edhe turistët”, tha ai.
I pyetur se kur Shqipëria do ketë të kompletuar një sistem hekurudhor njësojë si vendet e tjera të BE, për këtë Verdho u përgjigj: “Në rastin më të mirë 2030 na gjet me një sistem hekurudhor me një sistem operimi europian”./ n.m.abcnews.al


