“Hedhin gurin dhe fshehin dorën”, Shllaku: Pas botimit të Auron Tares qëndron Akademia e Shkencave

schedule23:25 - 10 Korrik, 2020

schedule 23:25 - 10 Korrik, 2020

Shkrimtari Primo Shllaku i ftuar në Provokacija me gazetarin Mustafa Nano foli për polemikat dhe debatet që shkaktoi publikimi i një punimi i studiuesit Auron Tare në të cilin thuhej se 2 figurat e njohura të letërsisë shqiptare Ernest Koliqi dhe Martin Camaj ishin poliagjentë.

Sipas Shllakut, botimi i Tares nuk është vetëm “dorë” e tij por se në këtë botim ka gisht edhe Akademia e Shkencave apo një akademik, siç e quan ai rishtar,  i cili fshihet pas Tares.

Për shkrimtarin Shllaku dy figurat Camaj dhe Koliqi nuk përlyhen dot dhe se “Ideja e Auron Tares dhe e të gjithë atyre që mund të jenë mbrapa, ishte c’kishërimi, zbritja dhe thyerja e këtyre figurave duke u damkosur me titullin e spiunit”.

“Auron Tare po ecën në fusha të minuara. Meqë ky punimi i tij, u botua në faqen e tij zyrtare që e menaxhon Ardian Vebiu i cili është një akademik rishtar, më shtyu kureshtja dhe gjeta grepin po edhe filli spanjën. Tani doja të gjeja edhe kallamin. Iu drejtova akademisë, si organ i specializuar dhe akademia u përgjigj brenda një afati të lavdërueshëm.

Unë i kërkova akademisë nëpërmjet mikut tim Ardian Ndreca që ai të ndërhynte ose të më udhëzonte se di udhëzohet për raste të tjera që të marrë ky opinion kaq i harlisur me inat dhe me eksitim nga më të ndryshmet, të marrë një opinion qetësues.

Jam mirënjohës ndaj Akademisë e cila pa vonesë më përcolli dhe më begenisi. Këtë herë u dha një përgjigje dhe më bën mua ti falënderoj. Përgjigja në fakt ka hapur një tjetër kuti pandore.

Nëse do isha i qetë do isha dakord si ti, atëherë do isha dakord që Auron Tarja duhej mbush në pështyma dhe në gëlbaza, unë nuk kam qenë dakord me këtë punë, kam qenë ndër të parët që kam reaguar dhe e kam ndjerë për detyrë që të orientohet opinioni dhe të mos merret me Auron Taren, të merret me akademinë sepse mu duk që e gjithë kjo është  bërë me një konsensus.

Ekzistojnë këto teknologjitë bizantine, që hedhin gurin dhe fshehin dorën, e cila u vërtetua, sipas intuitës time, në deklaratën e akademisë. Për mendimin tim Akademia ka gisht në këtë punë përmes një akademiku rishtar.

Ideja e Auron Tares dhe e të gjithë atyre që mund të jenë mbrapa, ishte ckishërimi, zbritja dhe thyerja e figurave duke i damkosur me titullin spiunit.

Auroni arrin deri atje sa insiston, por harron se burrat e veriut janë ka të bukur sa gjithë jetën kanë lyp vajza në Krajla. Çifti më i bukur në Beograd ishte Martini me Ninën, kur kam qenë në një takim me Bekim Fehmiun më ka treguar se kishte lidhje dashuri me yje të asaj kohe. Auroni dhe gjithë njerëzit që mendojnë si Auroni, duhet ta dinë se Shqipëria në Konferencën e Jaltës ka qenë e ndarë 50 influencë e perëndimit dhe 50 influencë e lindjes.

Në këtë moment kur Shqipëria ishte 50 me 50, i gjithë elementi antikomunist që kishte mbetur brenda dhe donte të dilte jashtë, së bashku me ata që ikën përpara se të iknin gjermanët  u bashkua kundër pushtetit të Enver Hoxhës, këtu nuk ka asnjë lloj çudie.

Patriotizmi dhe atdhedashuria shfaqet në formën e vet më të lartë dy raste, në rastin e parë kur një vend një shoqëri është i pushtuar dhe patriotizmi synon dëbimin e pushtuesit, dhe në rastin e dytë kur një shoqëri është zaptuar prej diktaturës dhe atdhedashuria shfaqet në përpjekjet që bëhen në rrëzimin e saj.

Intelektuali nuk e duron dot peshën e pafajësisë vet dhe angazhohet sepse nuk jeton dot i papërleshur”, tha gjatë bisedës Primo Shllaku./abcnews.al