“Hatërmbetje mes Vuçiçit dhe Putinit nuk ka”, Goxhaj: Marrëdhënia e tyre shkon vaj. Bozheku: Ka një urë komunikimi mes tyre

schedule22:12 - 3 Shkurt, 2025

schedule 22:12 - 3 Shkurt, 2025

Kapiteni Dritan Goxhaj u shpreh në emisionin “360 Gradë” se nuk ka hatërmbetje mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit dhe presidentit rus Vladimir Putinit.

Ndërsa, ekspertja e së drejtës kombëtare, Enida Bozheku theksoi se ka një urë komunikimi mes tyre.

Për mua nuk është Putini dora e fshehtë e protestave në Serbi. Nuk ka interes ai të cënojë kredibilitetin te ndërkombëtarët të Vuçiç, sepse e përdorë. Është një urë komunikimi mes tij dhe Vuçiçit”, tha ajo.

Kjo e armëve është një tregti që funksionon në të gjithë botën. Normalisht, që armët që i janë shitur Ukrainës nëpërmjet të tretëve, sepse Serbia nuk mund t’ua shesi direkt Ukrainës, për shkak se ka një marrëveshje me Rusinë, por Rusia e ka lejuar që këto të shiten nëpërmjet të tretëve. Edhe janë shitur nëpërmjet BE, prandaj i ka kaluar një herë BE dhe një herë Bangladeshit. Serbia ka marrëdhënie të mira me Bangladeshin, ka dhe një marrëveshje me Bangladeshin, me atë që quhen vendet e paangazhuara dhe ka një marrëveshje ushtarake me Bangaladeshin që e furnizon me armatime dhe Bangladeshi ia ka dhënë Ukrainës. Por kjo është bërë me dijeninë e rusëve, pasi sasia nuk është në atë sasi që mund të cënonte frontin rus.

Hatërmbetje mes Vuçiçit dhe Putinit nuk ka, marrëdhënia e tyre shkon vaj”, u shpreh Goxhaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!