Harta interaktive e shteteve me të rrezikshme në botë

schedule20:30 - 17 Nëntor, 2017

schedule 20:30 - 17 Nëntor, 2017

Në paraprirje të pushimeve të ardhshme, tashmë mund të bëhemi me dije me rrezikshmërinë e destinacionit që kemi dëshirë të vizitojmë.
Version i ri i hartave interaktive pritet të përfundojë në vitin 2018. Një ekzemplar i tillë tregon nivelin e rrezikshmërisë së shteteve në të qenit i lirë në rrugë, sigurinë e jetesës dhe shërbimet mjekësore.
Finlanda, Norvegjia dhe Islanda kanë nivelet më të ulëta të kategorive të lartpërmendura, ndërsa vendet afrikane kanë prirje të tregojnë një tendencë rrezikshmërie në të jetuarit aty.

Harta tregon nivelin e mungeses së sigurisë. Shtetet të rrezikuara janë shënuar me të kuqe, në të jeshiltë janë ato pak të rrezikuara dhe në të kaftë ato mesatarisht të rrezikuara. Shtete si Libia, ndaj të cilit mbrojtja e banorëve është në nivele alarmante, janë të shënuara në të kuqe të errët.

 

Harta e dizenjuar nga SOS dhe instancat e tjera të kontrollit të sigurisë, tregon vendet ku të cilat mbrohet më së paku shëndeti. Shtetet me rrezik të ulët janë shënuar me ngjyrë jeshile, mesatarisht të rrezikshme janë në të verdhë, vendet me rrezik të lartë janë në të portokallinjtë dhe vendet me rrezikshmëri shumë të lartë janë në të kuqe. Ndërsa vendet si Brazili dhe Rusia, të cilët janë të prirur të shfaqin një thyerje me ritme të shpejta të shërbimeve mjeksore, janë të shënuara në të kaftë.
Shtetet në kategorinë “e ulët” për rreziqet shëndetësore përfshijnë Kanadanë, shumicën e Europës, Australinë, Zelandën e Re dhe Japoninë.

 

Në këtë hartë paraqiten shtetet e grupuara sipas rrezikshmërisë në rugë. Shumë të ulët në rrezik janë shënuar me ngjyrë rozë të zbehtë, të ulët në të kaftë të zbehtë, ndërsa shtetet me nivel shumë të lartë rreziku në rrugë janë shënuar me të kaftë të errët.

Pjesa më e madhe e Europës janë markuar si rrezik shumë i ulët, bashkë me Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re.

 

Sipas një studimi të kryer, u nxorr si përfundim se 63% e njerëzve mendojnë se rreziqet në udhëtim janë rritur në nivele stratosferike vitin e fundit. Tashmë sulmet terroriste, por edhe pasojat e ndryshimeve të klimës, janë arsyet kryesore të ndryshimit të planeve të udhëtimeve./abcnews.al