Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 qershori.
Uzina për pasurimin e uraniumit në Natanz dhe disa objekte të tjera të lidhura me programin iranian të pasurimit të uraniumit, në Isfahan, Arak, Kermanshah dhe Tabriz, ishin në mesin e të goditurave nga sulmet izraelite.
Objektet bërthamore të Iranit
Irani ka disa qendra bërthamore në mbarë vendin, disa prej të cilave janë goditur nga sulmet izraelite.
Ndonëse është ende e paqartë se sa seriozisht janë dëmtuar qendrat e sulmuara bërthamore, dihet se Irani ka më shumë objekte bërthamore në mbarë vendin.
Sulmet e Izraelit ndaj qendrave raketore dhe bërthamore të Iranit
Izraeli ka goditur qendrat bërthamore e raketore të Iranit, si dhe disa gjeneralë kryesorë të tij, në një varg sulmesh të mëdha që nisën në orët e hershme të 13 qershorit.
Që nga 13 qershori, Izraeli ka goditur jo vetëm qendrat bërthamore, por edhe ato raketore dhe objektiva të tjerë nëpër Iran./rel