Haradinaj: Vota për qeverinë e re është votë për Kosovën

schedule09:50 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:50 - 3 Qershor, 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pak orë para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti.

Në rrjetin social “facebook” Haradinaj shkruan se tashmë situata e krijuar në Kosovë po sjell edhe pasoja të rënda ekonomike për vendin, ndërsa shton se zgjedhja e një qeverie do të jetë përcaktimi për një stabilitet politik.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.  Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën”, shkruan Haradinaj./abcnews.al

Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 2. Juni 2020