Haradinaj: Kosovës i duhet Amerika sot më shumë se kurrë

schedule08:14 - 14 Gusht, 2020

schedule 08:14 - 14 Gusht, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka përshëndetur lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj./abcnews.al