Haradinaj: Erdogan duhet t’i dijë kufijtë

schedule16:06 - 3 Prill, 2018

schedule 16:06 - 3 Prill, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vijoi replikat në distancë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sa i përket operacionit të fshehtë për ekstradimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, shefi i qeverisë së Prishtinës thotë se nuk i kupton reagimet e Presidentit turk ndaj tij, ndërsa thekson se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës.

Haradinaj nënvizoi më tej se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe deportimit që sipas tij ishte një lloj grabitje e njerëzve nga Kosova.

Gjithashtu thotë se Kosova është treguar shumë e kujdesshme në mardhëniet me shtetet e tjera. Ndër të tjera Kryeministri i Kosovës shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen e pavarësisë nga Turqia./abcnews.al