Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapja e berberëve, dentistëve e lokaleve, Rama: Janë të rrezikshme, do flasim pas 11 majit

schedule18:07 - 29 Prill, 2020

schedule 18:07 - 29 Prill, 2020

Gjatë komunikimit të tij me qytetarët të mërkurën, kryeministri i vendit është treguar i prerë sa i takon pyetjeve të shumta të bërë rreth rihapjes së berberhaneve, klinikave dentare apo edhe lokaleve.

Duke u kthyer përgjigje pyetjeve të qytetarëve, kreu i qeverisë tha që deri më 11 maj nuk do të ketë asnjë diskutim në lidhje me këtë çështje.

Ai u shpreh se po shikohet mundësia e rihapjes së këtyre bizneseve, por ama me një protokoll sigurie, gjithsesi një datë nuk u dha.



“Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një ri-vizitim të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se në javët në vijim, do të bëhet një analizë e thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore.

“Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët”, u shpreh ai më tej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!