Hakmarrje që kushton 60 milion £, Bale plan djallëzor kundër Realit

schedule09:36 - 9 Gusht, 2020

schedule 09:36 - 9 Gusht, 2020

Gareth Bale është i vendosur të qëndrojë te Real Madrid deri në fund të kontratës dhe kjo në shenjë hakmarrje për atë që i ndodhi një vit më parë, kur klubi spanjoll e pengoi atë të transferohej në Kinë.

Sulmuesi nga Uellsi kishte arritur marrëveshjen Jiangsu Suning dhe do të përfitonte 1 milion sterlina në javë. Në momentet e fundit, Reali kërkoi një tarifë për transferimin dhe transferimi i Bale nuk u konkretizua.

Lexo edhe: Gareth Bale bëhet sërish “hit”, sillet në stërvitje si statujë (VIDEO)

Kohët e fundit Bale nuk ka luajtur me madrilenët. Dy net më parë ai as që ishte pjesë e ekipit në takimin e Champions League kundër Manchester City. Trajneri Zinedine Zidane deklaroi se vetë lojtari nuk kishte dashur të udhëtonte me skuadrën.

Një burim i ka thënë “The Sun” se Bale do të qëndrojë te Reali deri në fund të kontratës, edhe nëse do t’i duhet t’i shohë të gjitha ndeshjet nga stoli, tribuna apo televizioni. “Ai nuk e ka falur Realin që e ndaloi të shkonte në Kinë. Është shumë i vendosur për këtë.

Lexo edhe: As titulli nuk e gëzon, festimi i Bale bëhet “hit” në internet (VIDEO)

Bale do të transferohet në një klub që i përshtatet, vetëm nëse Reali tregon respektin që ai mendon se e ka fituar gjatë qëndrimit atje”, ka thënë mes të tjerash personi i afërt me Bale, për tabloidin britanik.

Nga e gjithë kjo histori, nga arkat e Real Madrid do të dilnin plot 60 milion sterlina. Një dëm i madh, ndaj edhe shitja e Bale me çfarëdo çmimi është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. /abcnews.al