Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haga njollos Kosovën/ Selimi: Ditë e zezë për vendin, procesi u tjetërsua. Dëshmitarët u paguan nga Beogradi dhe Moska

schedule17:15 - 16 Shtator, 2026

schedule 17:15 - 16 Shtator, 2026

Analisti Sefer Selimi e ka cilësuar si të papritur dënimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se vendimi vjen pavarësisht përpjekjeve që, sipas tij, janë bërë për të parandaluar masakrat, vrasjet dhe përdhunimet gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se është e padrejtë që njerëzit që, sipas tij, ishin në krye të kësaj përpjekjeje të shpallen kriminelë dhe të përballen me akuza të bazuara në dëshmi për të cilat, siç pretendon ai, ka dyshime serioze.

Selimi ka ngritur dyshime edhe lidhur me dëshmitarët, duke pretenduar se disa prej tyre mund të kenë qenë të paguar dhe të organizuar nga Beogradi dhe Moska.

“Është dënim i papritur, duke ditur të gjithë atë që është bërë për të parandaluar masakrën, vrasjet, përdhunimet që kryheshin nga Millosheviçi.

Ditë e zezë për vendin ku këta njerëz që ishin në krye të kësaj përpjekjeje të pabarabartë në çdo aspekt, të shpallen kriminelë dhe t’u vishen akuza që u bazuan vetëm në dëshmitarë, ku ka dyshime serioze se kanë qenë të paguar dhe janë të organizuar nga Beogradi dhe Moska.

Është një proces që u tjetërsua, është një ditë e zezë për Kosovën, pësoi një metamorfozë dhe u bazua në dëshmi dhe dëshmitarë të fshehur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!