Habiten qytetarët në Greqi, balena del dy herë në breg, biologu: Është plagosur

schedule07:54 - 28 Janar, 2022

schedule 07:54 - 28 Janar, 2022

Banorët e Alimos u gjendën përballë një spektakli të pabesueshëm , teksa panë një balenë të vogël në cekëtinë të detit.

Me shumë mundësi bëhet fjalë për një balenë Zifios që ka humbur orientimin. Mesa duket ajo është mjaft e  lënduar.

Sipas informacioneve, ajo kishte dalë në breg që nga dita e djeshme, por kishin arritur ta fusnin sërish në thellësi në mënyrë që të lirohej. Megjithatë, sot balena doli sërish në cekëtinë . Në zonë ka zhytës dhe një veteriner për të trajtuar balenën e vogël e cila besohet se është e plagosur.

Duke folur për SKAI, profesori i Biologjisë Detare, Dr. Koutsoubas, tha se këto kafshë konvikte përplasen me helikat e anijes. Ai theksoi se duket se është plagosur rëndë dhe zakonisht këto raste nuk përfundojnë mirë .

Ai shtoi se kafsha nuk është aspak e rrezikshme dhe është një nga speciet e mbrojtura. /abcnews.al/