Gurishta: Gati për ciklin e ri, tifozët meritojnë një Vllazni ndryshe

schedule21:57 - 3 Gusht, 2020

schedule 21:57 - 3 Gusht, 2020

Vllaznia zhvilloi një sezon për t’u harruar. Kuqeblutë e mbyllën Superioren në vend të tetë dhe siguruan qëndrimin në elitë vetëm pas ndeshjes “play-out” kundër Besëlidhjes, sfidë që e fituan ditën e djeshme me rezultatin 3-1.

Erdenis Gurishta ishte ndër të paktat gjëra të bukura të kampionatit të ekipit shkodran. Mbrojtësi i djathtë,i cili bën mirë çdo rol të repartit defensiv, luajti 32 ndeshje në kampionat dhe shënoi 2 gola. 25-vjeçari beson fort se e ardhmja do të jetë më e mirë për ekipin e tij të zemrës.

Shpresojmë të ishte sezoni i fundit që tifozët e shohin ekipin duke diskutuar mbijetesën dhe të jetë fillimi i një cikli të ri“, shkruan Gurishta në “Facebook”. /abcnews.al