“Grupimi ‘Bardhi’, i çoroditur”, Kulluri: Bëjnë lojëra të vogla për karrierën e tyre politike

schedule13:42 - 30 Tetor, 2023

schedule 13:42 - 30 Tetor, 2023

Për Edvin Kullurin, sekretar i marrëdhënieve me publikun në PD, vendimi i maxhorancës për të lejuar në seancë deputetët e opozitarë të përjashtuar, është një vendim pozitiv.

“Kjo është mundësi e mirë që mos ketë tensione që priteshin. Parlamenti është vend ku deputetët duhet të shkojnë të diskutojnë dhe të debatojnë. E shoh Parlamentin si një vend kur debatohet, jo ku shkulen mikrofonat, gjuhet me këpucë, hidhen letra, gjë që e kanë huazuar nga Edi Rama, kur parlamenti bllokohen pa asnjë shkak me bilbila.

Ne si të djathtë ësht ëmirë ta ruajmë koherencën tonë. Format radikale janë kryesisht të majta, kurse e djathta është reformuese. Pra, PD duhet të jetë e qartë, nuk i vlen qytetarëve kjo, janë ‘gjellë të ftohta, skenare të vjetra, të provuara e stërprovuara. Sot që jemi të përcarë është ende më keq situata, ka kushte akoma më të këqia që radikalizimi të japë efekt. Pra, në momentin që disa deputetë, sepse nuk mund t’i them parti nuk ka një parti Rithemelimit, radikalizojmë situatën gjëja e parë që ndodh është se largojnë elektoratin grin. Elektoratin gri nuk është i interesuar të shohë dy veta që zihen në parlament,” tha Kulluri, ndërsa e quajti një grupim të coroditur grupimin e deputetëve ndaj Gazment Bardhit.

“Është një grupim i çoroditur, ka humbur rrugën, nuk janë në gjendje të bëjnë një zgjedhje, o do qëndrojnë në PD, o do i bashkohen Rithemelimit, ose do krijojnë një parti politike tjetër. Nuk ka mënyrë tjetër për t’u përfaqësuar në zgjedhje e 2025. Nëse këta mendojnë se mbeten pa punë në 2025, nuk legjitimohen të lënë pa opozitë vendin. Se sa të përkushtuar janë në mbrojtjen e Berishës e treguan para 10 ditësh kur nuk shkuan në selinë e PD, as gjysma nuk ishin në seli. Edhe ata e kanë kuptuar se beteja personale e Berishës, nuk është e tyre. Tani unë pyes, ca i duhen shqiptarëve këta? Shqiptarëve u duhet të kenë deputetin e tyre, jo deputetin e vetvetes. Këta bëjnë lojëra të vogla për karrierën e tyre politike. “ u shpreh më tej Kulluri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!