Gripshi: Skënderbeu s’është pa objektiv, kam një dedikim për golin

schedule17:39 - 24 Tetor, 2019

schedule 17:39 - 24 Tetor, 2019

Futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi, ishte autori i golit të vetëm për “Ujqërit” në atë humbje 3-1 kundër Partizanit. Pas ndeshjes, anësori foli për Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh: “Kishim pak vështirësi në fillim të takimit, me mesin e fushës. Pastaj, me kalimin e minutave, bëmë më mirë dhe arritëm edhe të shënonim. Në pjesën e dytë, arritëm të shtonim presionin, por u ndëshkuam dhe aq ishte.

Nuk e besoj, pasi ne e nisëm sikur ndeshjen kundër Kukësit. Megjithatë, kishim disa probleme. Taipi pësoi një dëmtim në stërvitje dje, ndërsa Dejvi pati probleme shëndetësore.

Po e vërtetë që Skënderbeu duhet të jetë më lart në lojë, pasi çdo vit e ka krijuar një stil loje në futbollin. Po ta shikojmë golin tim, kam një dedikim special për babin tim. Para ndeshjes, më tha që do të shënoja dhe që duhet t’ia dedikoja atij (qesh). Erdhi momenti që shënova dhe ia dedikova atij. Albani është portieri më i mirë i kampionatit.

Nuk është se ne luajmë pa objektiva, pasi Skënderbeu gjithmonë synon vendet e para në renditje. Nuk jemi këtu për numër. Është normale për një ekip si ne që të luajë lart. Me kalimin e minutave, vazhduam të dilnim në lojën tonë dhe të shtynim përpara. Kjo është filozofia e lojës sonë.

Kur kalova nga Durrësi te Skënderbeu, kisha atë periudhën që nuk po luaja. Isha mësuar në Durrës që të luaja, ndërsa këtu ndalova. Gjithsesi, me kalimin e ndeshjeve arrita të luaja më shumë”, përfundoi Gripshi./abcnews.al