Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini në një intervistë për “News Line”, në ABC News, foli për situatën gripale në vend. Gjatë intervistës, Tomini theksoi se nuk është koha për të shfaqur panik në popullatë, megjithatë këshilloi që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të vaksinohen.
Tomini nënvizoi se më të prekur dhe po ashtu më të rrezikuar nga virozat janë fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk duhet të neglizhohet shenjat e para klinike të gripit, pasi gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk parandalohet.
Më tej ajo bëri thirrje që qytetarët të vaksinohet pasi gripi qarkullon dhe se gjithashtu COVID është prezent
“Viruset kanë një tipologji në prekjen të gjithë grupmoshave, por më e prekur është ajo nën 5 vjeç pa anashkaluar edhe grupmoshën mbi 50 vjeç. Sezini dimëror sjell edhe grumbullimet brenda ambienteve të mbyllura, për rrjedhojë edhe gripi bën një transmetueshmëri…Një nga masat e marra është edhe vaksinimi. Ky aplikim vaksinash deri në këto momente është ezauruar dhe grupet target janë grupe që janë më në risk, fëmijët e vegjël, gratë shtatzënë, ata me sëmundje kronike, por konglomerati i viruseve në qarkullim sjell edhe vështirësi. Ne nuk mund ta ndajmë vetë nëse jemi me ndonjë virozë, apo jo. Por mund të themi se nuk është koha për të shfaqur panik në popullatë. Sigurisht gripi ka gjetur territorin e tij dhe nëse nuk zbatojmë masat nëse na shfaqen shenjat klinike ditët e para, atëherë do jemi transmetues të virozës spiratore dhe ndoshta do përballemi edhe disa herë”, tha ajo.