Greqia regjistron 8 të vdekur, eksperti i shëndetit: Çfarë synojmë me bllokimin e vendit

schedule12:40 - 7 Nëntor, 2020

schedule 12:40 - 7 Nëntor, 2020

Greqia vijon të regjistrojë shifra në rritje të të infektuarve me koronavirus por edhe viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 8 persona.

Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, Greqia mori masa kufizuese duke vendosur një bllokim të përgjithshëm të vendit, deri në datën 30 nëntor.

Ekspertët e shëndetit dhanë alarmin për pandeminë, që në Greqi po shënonte “një rritje pothuajse vertikale të kurbës”, dhe kjo sipas tyre nuk ndodh shpesh herë.

“Ky virus ka ardhur me shumë të papritura dhe ne mezi prisnim për efektivitetin e masave të mëparshme, por së fundmi kishte një nevojë urgjente për të marrë masa të tjera”, tha profesori i Patologjisë dhe anëtar i komitetit të specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Charalambos Gogos.

Qëllimi i ekspertëve, siç shpjegoi ai, është të ulin shpejtësinë e transmetimit R0 të koronavirusit në njësinë për Rt.

“Nëse Rt shkon në 1.1 ose 1.2 do të thotë që virusi ka filluar të galopojë pasi ka ekspozim të shumëfishtë.”

” Ne duhet t’i bindim njerëzit të ndjekin masat e vendosura, të cilat nuk janë aq të rënda sa në Mars. Dallimi me këtë radhë është se në fillim ne ishim të frikësuar, sepse pamë që njerëzit mund të vdisnin, sepse sistemet shëndetësore nuk ishin të përgatitura, pasi nuk kishte terapeuti për sëmundjen, madje as për maskat nuk e dinim se sa mund të ndihmonin“, përfundoi Gogos.

Greqia ka regjistruar në total 728 të vdekur në vend, që prej fillimit të epidemisë.

Viktimat që humbën jetën në 24 orët e fundit u regjistruan në Selanik aty ku kurba e infeksionit mbetet në rritje, ndërsa në kryeqendrën greke Athinë, trendi i epidemisë mbetet më i butë.

n.d./abcnews.al