Greqia konfirmon 1,388 raste të reja me koronavirus si dhe 84 viktima në 24 orë

schedule17:16 - 23 Nëntor, 2020

schedule 17:16 - 23 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit, Greqi ka konfirmuar 1,388 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet Shëndetësore, brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 84 persona, raportojnë  mediat vendase.

Njoftohet gjithashtu se në njësinë e kujdesit intensiv ndodhen 549 pacientë të intubuar, nëntë persona më shumë, krahasuar me një ditë më parë. s.b/abcnews.al/