Një 32-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Selanik. Mediat fqinje shkruajnë se 32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte mbërritur në spitalin e Selanikut me plagë në trup.
Sipas policisë, shqiptari është një person me rekorde kriminale, por siç raportojnë mediat, shqiptari i ka thënë policisë se nuk ishte i përfshirë në incidentin e përgjakshëm dhe po kalonte nga vendi në kohën kur u dëgjuan të shtënat.
Ndërkohë, i pyetur nga policia se përse nuk njoftoi ambulancën, ai është shprehur se nuk e kishte kuptuar dëmin e marrë deri më vonë pasi kishte ndjerë djegie në këmbë. Sipas asaj që ka deklaruar shqiptari, më pas ka marrë një taksi drejt Repartit të Urgjencës. Ndërkohë, vijojnë hetimet e autoriteteve për zbardhjen e çështjes. xh.d/abcnews.al



