Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë Durrës, ende asnjë i ndaluar

schedule11:39 - 9 Maj, 2018

schedule 11:39 - 9 Maj, 2018

Personat me precedentë penale që u shoqëruan në policinë e Durrësit pas sulmit ndaj korrierit të prokurorisë së këtij rrethi janë lënë të lirë. Nga burimet të policisë mësohet se mes të shoqëruarve nuk ka të dyshuar për ngjarjen. Ata janë marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes dhe dëshmia e tyre mund të ishte e vlefshme edhe  për zbulimin e identitetit të dy autorëve të grabitjes se korrespondencës postare të Prokurorisë së Durrësit.

Vetë korrieri i Prokurorisë së Durrësit ka dëshmuar se ishte duke ecur në këmbë, pasi mori në dorëzim letrat në adresë të Prokurorisë. Por  kur e sulmuan nuk arriti të shohë fytyrën e autorëve. Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit tha se nga grabitja e dokumentave nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet se dhe nuk ka patur materiale, të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror./abcnews.al