Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen me armë zjarri të filialit të OTB Bank në Tiranë. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetares së ABC Neës, Bleona Prengezaj, autori ka qenë i maskuar dhe i veshur me të zeza dhe mbante një çantë.
Dyshohet se ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.
10-15 mijë paund dyshohet se ka marrë grabitësi nga një klient në OTP Bank nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë. Qytetari ka qenë duke depozituar shumën e parave në bankë kur ka ndodhur ngjarja dhe ende se kishte dorëzuar shumën e parave.


