Google prezanton Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

schedule07:34 - 4 Gusht, 2021

schedule 07:34 - 4 Gusht, 2021

Google ka konfirmuar zyrtarisht në Twitter daljen e telefonave inteligjentë të gjeneratës së re, Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro.

Kjo është një lëvizje e papritur, pasi të gjithë ishin përgatitur për lancimin e tyre në vjeshtë.

Google ka shpjeguar risitë e hardëare-it që do të shoqërojë dy pajisjet, pa u ndalur në çmimet dhe disponueshmërinë. Tashmë dihet se në bordin e telefonave do të gjejmë procesorin Tensor, që Google e ka identifikuar me emrin e koduar Whitechapel.

Sakaq, kompania vuri në dukje se mikroqarku përqendrohet në operacionet e inteligjencës artificiale, duke premtuar përmirësime në përdorimin e përditshëm./abcnews.al