Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gone Shehaj, protestuesi milioner/ Deputeti në grackë, shiti një shtëpi në Itali për 60 mijë euro për metër katror

schedule19:20 - 14 Korrik, 2026

schedule 19:20 - 14 Korrik, 2026

Agron Shehaj ka shitur një pronë prej 251 metrash katrorë për 15 milionë euro. Në deklarimin e pasurisë marsin e kaluar, kryetari i Partisë Mundësia thotë se ka qenë 100 përqind pronar i kësaj pasurie të paluajtshme të cilën e ka shitur dhe për pasojë ka arkëtuar shifrën në llogaritë e tij bankare në shtator 2025.

Vendodhja e pronës është Italia, por jo e specifikuar

Më tej, në deklarimin e tij pasuror, deputeti Shehaj thotë se ka blerë një godinë dhe truall 2000 metra katrorë, apo 8 herë më e madhe se pasuria e parapërmendur, për 2 milionë euro, apo 7 herë më lirë se shitja që ka kryer.



Gjithashtu thotë se ka bërë edhe një tjetër blerje, edhe kjo truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale prej 1980 metrash katrorë. Edhe këtë pasuri te paluajtshme e blerë 6.15 milionë euro, është rreth 8 herë më e madhe se ajo që deputeti thotë se e ka shitur 15 milionë euro.

Pasi shifra e diskutueshme u bë publike, nisi edhe kërkesa për llogari. Fillimisht në parlamet, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i bëri pyetjen:

“Gone na shpjego se si e shite për 15 milionë euro, petët e byrekut po hapen”,

E pastaj në rrjete sociale

Komenti 1: nuk diskutohet sa e ke blere, por si eshte e mundur qe e ke shitur kaq shume

Koment 2: 20 vite kemi punuar te gjithe ne itali, nuk blihet me djerse ajo vile

Koment 3: u bere miliarder per 5-6 vite ne emigracion.

ku Agron Shehaj ktheu përgjigje në një video që niste:

“Kjo është vila ime e plazhit në Itali që kam shitur 15 milionë euro”

Përtej detajit që është një vilë në bregdet, Shehaj nuk jep asnjë detaj tjetër mbi pasurinë e paluajtshme që e bëri milioner. 15 milionë euro për një vilë prej vetëm 251 m² përfaqëson një çmim ekuivalent me rreth 60,000 euro/m².

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!